top of page

EKSKLUZIVE/ SKËNDERBEU edhe 365 ditë nga mbyllja e dënimit. Bardhekuqtë mezi presin, ja si do të ndërtohet skuadra!

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Edhe plot 1 vit ka mbetur nga mbyllja e dënimit të UEFA-s për Skënderbeut dhe si për koecidencë në shkurt të vitit 2027 mbyllet dënimi për bardhekuqtë dhe në verën e vitit të ardhshëm skuadra është gati për Kupat e Europës.


Pra, ky është viti i fundit tashmë për Skënderbeun dhe në këtë moment, kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje nga mbyllja e kategorisë së parë, në Korçë mezi presin mbylljen e dënimit.


Tashmë jemi në shkurt 2026 dhe po në shkurt të 2027-ës mbyllet dënimi, ndërkohë që 9 vite deri tani janë shumë me Skënderbeun jashtë Europe, me Skënderbeun që endet edhe në kategorinë e parë, por që ditët e shpresës së madhe po vijnë.


Të gjithë tifozët në juglindje që mezi presin fundin e dënimit që në muajin qershor të këtij viti kur të ketë përfunduar edhe ky kampionat dhe Skënderbeu të ketë sigurur superligën, presidenti Ardjan Takaj do të fillojë të ndërtojë një skuadër me objektiva të mëdha për të situruar një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.


Pra, fundi i këtij makthi kaq të gjatë po vjen dhe tifozëria bardhekuqe duhet të zgjohet, pasi boll e panë skuadrën e tyre kaq poshtë. Erdhi radha e Skënderbeut! Erdhi radha e “Ujqërve”! Erdhi radha e më të mirëve në futbollin shqiptar në Kupat e Europës.


Skënderbeut tashmë i duhet edhe pak për të mbyllur ngjitjen në superligë dhe më pas do të shikojmë vërtet skuadrën e madhe. 365 ditë nga gjithë ato vite pritje nuk janë asgjë. Një 1 vit nga mbyllja e dënimit nga ky moment, do të thotë që Skënderbeu duhet të fillojë të ngrejë kokën dhe të tregojë se vërtet është Skënderbeu.


Deri tani në gjithë këto vite mungese në Europë, asnjë skuadër tjetër nuk e imitoi dot Skënderbeun e madh.


Të vetmit që po hidhërohen që dënimit po i vjen fundit, janë ata që e dënuan këtë Skënderbe dhe që menduan se do ti zinin vendin, por askush nuk e bëri.


Forca Skënderbe!


Shkurti i 2027-ës është në prag!

“KORÇA BOOM”


bottom of page