top of page

DRIDHET toka/ Tërmet i fuqishëm 7.1 ballë. Ja epiqendra!

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Një lëkundje e fortë sizmike me magnitudë 7.1 është regjistruar sot pranë brigjeve të Sabahut, në Malajzi, pjesë e ishullit Borneo.


Të dhënat e publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) bëjnë të ditur se tërmeti ka ndodhur në orën 00:57 sipas kohës lokale.


Epiqendra është lokalizuar më pak se 100 kilometra në verilindje të qytetit bregdetar Kota Kinabalu.


Sipas matjeve, lëkundja ka pasur një thellësi të konsiderueshme, rreth 620 kilometra nën sipërfaqen e tokës. Tërmetet me thellësi të tillë zakonisht kanë ndikim më të kufizuar në zonat e banuara.


Ndërkohë, Qendra Amerikane për Paralajmërimin e Cunameve ka njoftuar se nuk ekziston rrezik për cunami si pasojë e kësaj ngjarjeje sizmike.


Deri në këto momente, nuk ka raportime për viktima apo dëme serioze materiale.


Autoritetet lokale po ndjekin nga afër situatën dhe vijojnë monitorimin për çdo zhvillim të mëtejshëm./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page