top of page

Alarm, toka fundoset dhe qarkullimi bllokohet dyfish

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një tjetër alarm për lëvizje të tokës është regjistruar këtë të diel në fshatin Algjinaj të njësisë administrative Shezë, në bashkinë e Peqin, ku fenomeni i rrëshqitjes dhe fundosjes së dheut ka krijuar shqetësim te banorët.


Sipas informacionit të konfirmuar nga banorët e njërës prej lagjeve të fshatit, toka ka pësuar çarje të thella në një gjatësi të konsiderueshme, duke deformuar sipërfaqen dhe duke rrezikuar shembjen e tre banesave dhe shkatërrimin e infrastrukturës përreth.


Situata u përkeqësua pasditen e kësaj të diele, kur një pjesë e rrugës rurale u bë e pakalueshme për automjetet, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim dhe shqetësim për banorët. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe kërkojnë ndërhyrje për stabilizimin e terrenit dhe sigurimin e zonës.

"KORCA BOOM"


bottom of page