top of page

Tragjedi, 20-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në det

  • 53 minutes ago
  • 1 min read

Trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, Riccardo Merkuri, u gjet në mesditë në ujërat pranë portit të Civitanova Marche, në Itali, një ditë pasi ishte hedhur në det.


Sipas të dhënave paraprake të hetimit, i riu dyshohet se është futur me dëshirë në ujë pas një episodi të dhunës në familje.


Mësohet se ai kishte goditur nënën e tij me grushte në fytyrë, duke e lënë të plagosur. Pas konfliktit, 20-vjeçari u largua nga banesa në Pollenza me automjetin e tij Mercedes, ndërsa telefonin e kishte lënë në shtëpi.


Prej mbrëmjes së së premtes, familjarët nuk kishin arritur të lidhen me të. Më vonë, makina e tij u gjet e parkuar pranë hyrjes së portit në Civitanova Marche.


Pamjet e kamerave të sigurisë e filmuan fillimisht duke lëvizur në zonën portuale dhe më pas duke u hedhur në det. Në një tjetër regjistrim shihet duke dalë për pak çaste në sipërfaqe, për t’u hedhur sërish, pa u parë më.

"KORCA BOOM"


bottom of page