I dehur në timon, tentoi të korruptonte policinë për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet 47-vjeçari
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia këtë të hënë ka vënë në pranga një 47-vjeçar, i cili në gjendje të dehur kreu manovra të rrezikshme. Mësohet gjithashtu se gjatë momentit të ndalimit, 47-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë për t’ju shmangur gjobës.
Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë shtetasi A. B., banues në Durrës, i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Gjatë patrullimit, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, të cilin e konstatuan duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën “Hysen Kërtusha”.
Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur.
Për të shmangur ndëshkimin ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u ka ofruar punonjësve të Policisë para, me qëllim që të mos i kryenin testin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”
















