top of page

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta legjenda e Milanit dhe Italisë, Franco Baresi

  • 3 hours ago
  • 2 min read

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, ikonë e Milanit dhe e Kombëtares së Italisë. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi ku ai kaloi të gjithë karrierën e tij sportive.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Milani i dha lamtumirën kapitenit të tij legjendar: “Historia e Milanit është në lot për ndarjen nga jeta të Franco Baresit. Shembulli dhe integriteti i tij do të mbeten përgjithmonë, ashtu si fanella e tij me numrin 6, pjesë themelore e ADN-së dhe rrugëtimit të klubit. Ngushëllimet që AC Milan i shpreh familjes së Franco Baresit janë të njëjtat që çdo tifoz kuqezi ndien në këtë orë kaq të vështirë.”


Baresi, i cili festoi 66-vjetorin më 8 maj, prej kohësh ishte duke luftuar me një sëmundje të rëndë. Në vitin 2025 ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për një nodul në mushkëri, ndërsa vitet e fundit zhvilloi një betejë të vazhdueshme me sëmundjen, të cilën e përballoi me dinjitet dhe kurajë.

Pavarësisht gjendjes shëndetësore, ai u shfaq edhe në stadiumin “San Siro” dhe ishte ndër mbajtësit e fundit të flakës olimpike në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026.


Me fanellën e Milanit, Baresi zhvilloi plot 719 ndeshje, duke fituar 6 tituj kampionë të Italisë dhe tre Kupa të Kampionëve/Champions League. Me kombëtaren italiane regjistroi 81 paraqitje dhe u shpall kampion bote në vitin 1982.


Shuarja e tij ka prekur jo vetëm Milanin, por të gjithë botën e futbollit. Klubi kuqezi i ka dhënë lamtumirën kapitenit të përjetshëm, ndërsa tifozë, ish-bashkëlojtarë dhe rivalë e kujtojnë si një simbol të besnikërisë, profesionalizmit dhe fair play-t.


Me Kombëtaren e Italisë, Baresi u shpall kampion bote në vitin 1982, ndërsa ishte edhe kapiten i “Axurrëve”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit italian.

“KORÇA BOOM”


bottom of page