top of page

G Bani në ‘kulmin’ e siqeritetit: Audienca nuk më do më në koncerte

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

G Bani është shfaqur në një live në TikTok me Kozakun dhe ky i fundit i ka drejtuar një pyetje nga ndjekësit. Kureshtarët donin të dinin se si po shkon reperi me koncertet. Me shumë sinqeritet, G Bani u shpreh se publiku nuk e do më në koncerte:


“Shumë dobët, shumë nuk më duan hiç. Nuk më do publiku i muzikës, nuk më do audienca.”


Ai shtoi me një ton nostalgjik se dikur, në kohën e tij, “vlerësohej artisti”, ndërsa sot sipas tij, gjithçka ka ndryshuar dhe nuk është më asgjë si më parë.


Megjithatë, për t’i vënë një pikë diskutimit, G-Bani e mbylli me një koment po aq të drejtpërdrejtë:


“Më shumë lekë kam marrë nga reklamat, se sa nga koncertet.”

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page