Gjergj Luca zbulon “ministrat” e qeverisë Rama 4
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Biznesmeni dhe sipërmarrësi i njohur, Gjergj Luca, është një nga personazhet që shpesh reagimet mbi zhvillimet politike i bën me nota të mprehta ironie.
Teksa ndodhemi në zhurmën mediatike se cilët do të jenë ministrat e qeverisë Rama 4, Gjergj Luca ka vendosur që të ndajë edhe ai mendimin e tij, si shumë analistë, gazetarë apo politikanë në studio televizive që aludojnë për emrat.
Përmes një videoje në rrjetet sociale, Gjergj Luca ka zbuluar vetëm disa nga emrat të cilët ai mendon se do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.
“Plasa, nuk rri dot pa dhënë edhe unë mendje për qeverinë Rama 4 dhe ja ku i keni ministrat e rinj:
Grida Duma ministre e Jashtme dhe e Integrimit, lushnjarja Anila Basha ministre Bujqësie, Kumbaro në Turizëm dhe Fahriu te propaganda...
Desh harrova, Gjergj Luca zëvendëskryeministër!”, thotë Gjergj Luca.
Sipas Gjergj Lucës, “ministrat e kabinetit Rama 4” duhet të jenë:
Ministre e Integrimit-Grida Duma
Ministre e Bujqësisë-Anila Basha
Ministër i Ekonomisë dhe Financës-Blendi Fevziu
Ministre e Turizmit-Mirela Kumbaro
Ministër i Propagandës-Fahri Balliu
Zëvendëskryeministër-Pilinci.../ CNA
“KORÇA BOOM”
