top of page

Gjyqtarë ukrainas në “Air Albania” për Dinamo–Hajduk

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 14
  • 1 min read

Dinamo e Tiranës do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme ndaj gjigandëve kroatë të Hajduk Split, në kuadër të sfidës së kthimit të fazës së tretë të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, me fillim në orën 20:45.


Pas humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në Split, ku dinamovitët u mposhtën me përmbysje, ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë të bëjë surprizën në Tiranë dhe të përmbysë rezultatin për të kaluar më tej në kompeticion.


Pritet një përballje tepër e fortë, ku “blutë” kanë nevojë për një paraqitje perfekte përballë një kundërshtari me emër dhe eksperiencë në arenën europiane.


Ndërkohë, UEFA ka caktuar edhe gjyqtarët e sfidës. Drejtësinë në “Air Albania” do ta vendosë një trupë arbitrash nga Ukraina. Kryesor do të jetë Denys Shruman, i ndihmuar nga Viktor Nyzhnyk dhe Svitiana Grushko. Arbitër i katërt është caktuar Dmytro Kubriak, ndërsa në sistemin VAR do të jetë Viktor Kpiievskyi, me ndihmës Andryii Kovalenko në AVAR.


Tifozët pritet të jenë të shumtë në stadium, për të mbështetur Dinamon në këtë përballje vendimtare, e cila mund të shkruajë histori për klubin shqiptar në Europë.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page