Dyshohet se ka dhunuar 12-vjeçarin, arrestohet efektivi i policisë! Dyshimet mbi ngjarjen
- Korca Boom
- 19 hours ago
- 1 min read
Një oficer policie është arrestuar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj një 12-vjeçari gjatë një kontrolli në Greqi.
Sipas autoriteteve, i mituri së bashku me nënën e tij u paraqitën në Departamentin e Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve dhe raportuan një rast të sjelljes së keqe policore.
Menjëherë u hap një dosje hetimore, u njoftua Prokuroria dhe të miturit iu lëshua urdhër për ekzaminim mjeko-ligjor.
Sipas mediave greke, në kuadër të procedurave, të miturit iu treguan 15 oficerët dhe ai identifikoi një prej tyre, megjithëse rezultoi se oficeri i përzgjedhur ishte në turnin e natës dhe jo gjatë orarit kur dyshohej se kishte ndodhur incidenti. Oficeri u arrestua dhe ndaj tij u ngrit një akuzë për plagosje të një personi të pambrojtur.
Megjithatë, nga hetimi paraprak dhe deklaratat e fqinjëve dhe shokëve të fëmijës, të cilët ishin të pranishëm gjatë kontrollit, nuk u gjetën prova që të konfirmonin përdorimin e dhunës./ LAJMI FUNDIT
“KORÇA BOOM”



















