Goditet rrjeti i drogës/ Sekuestrohen 96 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar
- 3 hours ago
- 1 min read
Një tjetër ngarkesë e madhe me lëndë narkotike, është sekuestruar mëngjesin e sotëm nga policia greke pranë kufirit greko-shqiptar në Igumenicë. Kjo është sasia e dytë e kapur në këtë zonë brenda 8 ditëve të fundit.
Konkretisht, në një operacion që u zhvillua sot në mëngjes, u bllokua një makinë private marrë me qira.
Në timon ishte një grua 61-vjeçare greke me origjinë nga Moskato, Athinë. Gjatë kontrollit të pjesës së brendshme të automjetit, oficerët e policisë gjetën dhe sekuestruan 90 pako me 96 kg e 74 gramë marijuanë, një sasi kokaine me peshë 5.21 gramë, një sasi e vogël hashashi të llojit “çokollatë”, 100 euro dhe 2 telefona celularë.
Sasia e sekuestruar sot dyshohet se është trafikuar nga Saranda, duke kaluar përmes fshatrave të Bashkisë Konispol. 8 ditë më parë, në Nea Selefkia të Igumenicës, u sekuestruan rreth 110 kg marijuanë që kishin kaluar nga fshati Ciflik i Konispolit, ndërkohë që policia greke arrestoi një shtetas turk./ Balkanweb
“KORÇA BOOM”
















