E*zekutim në mes të rrugës, emri i viktimës lidhet me një ngjarje të vjetër k*iminale
- 2 hours ago
- 1 min read
Pasi është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur mëngjesin e sotëm, mësohet se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Valter Lleshi, i cili u ekzekutua me armë zjarri teksa ndodhej brenda automjetit të një kompanie ku ishte i punësuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të automjetit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 45-vjeçarit.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Hetuesit po verifikojnë të kaluarën e viktimës dhe lidhjet e mundshme me ngjarje të mëparshme kriminale në zonë.
Sipas informacioneve, po shqyrtohet edhe një dyshim për përfshirjen e mundshme të Lleshit në vrasjen e Anton Kelit në Rrëshen, i afërm i Armando Gjinit. Megjithatë, burime zyrtare sqarojnë se deri më tani Valter Lleshi nuk ka qenë i hetuar dhe as i skeduar si person i dyshuar për atë ngjarje.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa hetimet vijojnë në disa pista për të zbardhur motivin e plotë të krimit dhe rrethanat që çuan në këtë ekzekutim të rëndë.
“KORÇA BOOM”
















