top of page

Goditje e rëndë, klubit i bllokohet merkato nga FIFA

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Hallet e Kukësit nuk kanë të sosur në këtë edicion futbollistik. Përveç ecurisë së dobët në kampionat dhe rrezikut real për rënien në Kategorinë e Dytë, verilindorët marrin një tjetër goditje të rëndë pikërisht në prag të merkatos dimërore.


FIFA ka vendosur të bllokojë për momentin merkaton e klubit për shkak të një çështjeje të hapur dhe detyrimeve financiare të pashlyera nga e kaluara. Emri i personit që ka fituar procesin në FIFA dhe ka sjellë këtë vendim nuk bëhet i ditur, por drejtuesit e klubit duhet të veprojnë shpejt. Përpara se të mendojnë për afrime në janar, ata duhet të zhbllokojnë situatën duke shlyer detyrimin financiar.


Edhe gjatë merkatos së verës, Kukësi është përballur me probleme të ngjashme financiare, por në atë periudhë arriti t’i kapërcejë vështirësitë dhe të realizojë disa afrime. Këtë herë, nevoja për përforcime është edhe më e madhe, nëse klubi synon realisht mbijetesën.


Pas dorëheqjes së trajnerit Bledar Devolli, skuadra po drejtohet nga një staf kujdestar, i cili në tre javët e fundit ka regjistruar një fitore, një barazim dhe një humbje. Sot, verilindorët do të luajnë një transfertë tepër të vështirë në Pogradec, ku liqenorët konsiderohen favoritë të qartë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page