top of page

Grida Duma paralajmëron rikthimin në politikë, por jo me siglën e PD!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Grida Duma ka bërë një deklaratë surprizë në podcastit të saj, që ngjan si sinjal për rikthimin e saj në politikë.


Përballë Hati-t, një nga personazhet më viralë në rrjetet sociale, Duma flet për mundësinë e krijimit të një partie që do të ketë në qendër gratë dhe modelet e reja të shoqërisë shqiptare.


“Një ditë do zgjohem në mëngjes dhe do bëj një parti që do ketë në fokus gratë,” thotë Duma, duke i drejtuar Hati-t një ftesë të hapur për t’u përfshirë në këtë nismë.


“Bëj një sakrificë katër vite vetëm, jep modelin tënd të vërtetë. Ndoshta nuk fitojmë, por do prekësh gjithë Shqipërinë.”


E ftuara e saj, Hati, e pranoi idenë me entuziasëm:


“Mendoj që do e bëja. Më pëlqejnë sfidat, më pëlqejnë gjërat e reja. Pse jo, do e testoj veten deri ku mund të shkoj.”


Në fund të bisedës, Duma e lë të hapur idenë se kjo mund të mos ketë qenë thjesht një shkëmbim idesh, por fillimi i diçkaje konkrete:


“Kjo është më shumë se një ftesë, por do ta mbaj mend që e kemi bërë këtë bisedë bashkë, përpara se të të marrë dikush tjetër.”/ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page