top of page

Operacion antidrogë nga Policia dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) lëshohen 18 urdhërarreste

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera të dyshuara si të përfshira në veprimtari të paligjshme.


Një operacion antidrogë është zhvilluar nga policia dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK) në qarkun e Elbasanit, ku janë ushtruar kontrolle në disa zona të ndryshme.


Operacioni antidrogë i policisë së Elbasanit është zhvilluar mëngjesin e sotëm në bashkëpunim me dy ekipe të FNSH-së, ndërsa aksioni është mbështetur edhe nga prokuroria.


Raportohet se aksioni është përqendruar në Prrenjas, Librazhd dhe qytetin e Elbasanit, ndërsa Gjykata ka lëshuar urdhërkontrolle për rreth 20 banesa.


Në kuadër të goditjes së aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, janë dhënë 18 masa ndalimi për persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.


Detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në vijim nga autoritetet./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page