top of page

Natë dh*ne! 23-vjeçari përfundon i gj*kosur në spital

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.


Burime për mediat bëjnë me dije se i riu, me inicialet GJ.I, është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës, nën shoqërimin e forcave të policisë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.


Deri më tani, autori i dyshuar i sulmit nuk është identifikuar, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Pritet që dëshmia e të plagosurit, pas stabilizimit të gjendjes shëndetësore, të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet dhe dinamikën e plagosjes.


Hetimet vijojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page