Grida Duma zëvendëskryeministre e Ramës? Plas në politikë
- 2 minutes ago
- 1 min read
Në tregun politik shqiptar kanë nisur të qarkullojnë zëra për ndryshime të mundshme në qeverinë e Edi Ramës, ndërsa një prej emrave që po përflitet më së shumti është ai i Grida Dumës.
Sipas raportimeve mediatike, ish-deputetja e Partisë Demokratike dhe ish-kandidatja për Bashkinë e Durrësit mund të rikthehet në politikë, këtë herë në një rol brenda qeverisë Rama.
Madje, pretendohet se Duma është një prej emrave të konsideruar për postin e zëvendëskryeministres në kabinetin e ri.
Një lëvizje e tillë do të përbënte një kthesë të fortë në karrierën e saj politike. Grida Duma ka qenë për vite një prej zërave më kritikë ndaj Edi Ramës në Parlament, ndërsa pas largimit nga politika aktive iu rikthye ekranit si moderatore televizive.
Sipas të njëjtave raportime, takimet e zhvilluara së fundmi në Pogradec kanë shtuar edhe më shumë aludimet për ndryshime në kabinet dhe përfshirjen e emrave të rinj në qeveri.
Nëse informacioni do të konfirmohej, kalimi i Dumës nga një prej kundërshtareve të njohura të Ramës në një pozicion të lartë në qeverinë e tij do të ishte një prej lëvizjeve më të bujshme politike të viteve të fundit.
Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Kryeministria apo nga vetë Grida Duma për një emërim të tillë. Për momentin, bëhet fjalë për raportime dhe burime mediatike që pritet të marrin formë më të qartë me shpalljen e kabinetit të ri.
“KORÇA BOOM”
















