top of page

Gruaja 58-vjeçare humb jetën pas konsumimit të një sasie detergjenti

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në Elbasan. Në Spitalin Rajonal të qytetit është dërguar për ndihmë mjekësore shtetasja N. Ll., 58 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi detergjenti (acid), për shkak të një gjendjeje të rënduar psikologjike.


Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve, gruaja nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.


Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page