Gëzuar ditëlindjen, Dr. Gerla Petro!
- Jun 9
- 1 min read
Sot i shprehim urimet më të përzemërta Dr. Gerlës, një nga mjeket më të respektuara dhe më të vlerësuara.
Me një karrierë të pasur profesionale në hematologji dhe kujdesin paliativ, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të pacientëve si mjeke hematologe pranë Spitalit Rajonal të Korçës dhe si një nga figurat kyçe të Qendrës “Mary Potter”, qendër e cila prej vitesh bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Qarkut Korçë në projekte dhe iniciativa në fushën e shëndetësisë.
Njëkohësisht, ajo është ndër mjeke dhe gratë e angazhuara që çdo muaj tetor kontribuojnë në ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e grave për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit, duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e jetëve.
Dr. Gerla, të urojmë shëndet, lumturi dhe suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik!
“KORÇA BOOM”
















