top of page

H*ashash, konflikte dhe tragjedi: Çfarë ndodhi në apartament ?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën Monteverde të Romës, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pas rënies nga kati i tretë i një strukture turistike, ku qëndronte me mikun e tij.


Sipas të dhënave paraprake, viktima, Leonardo Fiorini, ishte përfshirë në një debat të ashpër me shokun e dhomës, 25-vjeçarin italo-shqiptar David Stojanovic. Konflikti, që fillimisht ka nisur brenda dhomës, sipas dëshmive të fqinjëve, është zhvendosur deri në ballkon, ku ndodhi momenti tragjik.


Gjatë përplasjes fizike, dyshohet se Fiorini është shtyrë dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth 12 metrash, duke humbur jetën në vend. Ekipet mjekësore të 118 mbërritën menjëherë, por nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.


Stojanovic u gjet ende në apartament në gjendje të rënduar psikofizike, dyshohet pas përdorimit të substancave. Në dhomë u sekuestrua edhe një sasi hashashi. Të dy të rinjtë ishin të fejuar, por partnerët e tyre nuk ndodheshin aty në momentin e ngjarjes.


I riu u shoqërua menjëherë në komisariat dhe, pas marrjes në pyetje, rreth orës 01:30 prokurori urdhëroi vendosjen e tij në arrest shtëpie, ndërsa pritet seanca e konfirmimit të masës para gjyqtarit.


Hetimet e karabinierëve vijojnë për të sqaruar motivet e konfliktit dhe dinamikën e saktë të rënies fatale.

"KORCA BOOM"


bottom of page