top of page

Halloween në Shtëpinë e Bardhë: Fëmijët veshur si superheronj dhe… si vetë Donald Trump!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Halloween në Shtëpinë e Bardhë: Fëmijët veshur si superheronj dhe… si vetë Donald Trump!


Qindra fëmijë morën pjesë në festën tradicionale të Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, të veshur me kostume nga më kreativet, nga superheronj dhe dinosaurë, deri te kunguj e madje edhe “Donald Trump”.


Çifti presidencial, Donald dhe Melania Trump, mirëpritën vogëlushët në lëndinën e East Garden, ku muzika ikonike “Thriller” e Michael Jackson krijonte atmosferën festive.


Presidenti u tregua veçanërisht i kënaqur kur pa një djalë të veshur si “Trump” me kostum blu dhe kapelë MAGA, si dhe një vajzë që kishte zgjedhur një pallto të bardhë, e ngjashme me stilin e Melanias. Të dy morën duartrokitje dhe buzëqeshje nga çifti presidencial, ndërsa fëmijët shijuan karamelet dhe argëtimin e mbrëmjes.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page