Hapi i parë drejt titullit: Partizani triumfon, Skënderbeu pret revanshin
- 7 hours ago
- 1 min read
Është zhvilluar takimi i parë final për titullin kampion në volejboll për meshkuj, ku Skënderbeu u përball me Partizani.
Ndeshja përfundoi me fitoren e të kuqve, të cilët triumfuan me rezultatin 3-1, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion.
Tashmë, Partizani ka marrë një avantazh të vlefshëm, ndërsa pritet me interes ndeshja e dytë që do të zhvillohet në Korçë.
Nga ana tjetër, korçarët e Skënderbeut shpresojnë të reagojnë në shtëpi dhe të barazojnë serinë, duke besuar se kanë të gjitha mundësitë për të rikthyer gjithçka në ekuilibër.
“KORÇA BOOM”
















