top of page

Hetim disiplinor shpërthen për Bylis B – Rregullorja e shkelur dy herë, Devolli pret vendimin e tavolinës

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Është vendosur çelja e hetimit disiplinor në lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve pa të drejtë loje në ndeshjen mes KF Devolli dhe Bylis B.


Kjo çështje duket qartë se është në favor të ekipit të Devollit, dhe faktet janë të pakundërshtueshme në ato pika ku rregullorja e garës është shkelur në dy aspekte kryesore. Të gjitha faktet janë të dokumentuara dhe një ndihmë e madhe vjen nga sistemi ku janë tashmë të gjitha aktivizimet e futbollistëve.


Bylis B ka tejkaluar çdo limit në aktivizim, duke aktivizuar disa futbollistë në dy takime brenda 24 orëve, gjë që ka rrëzuar gjithçka për Ballshotët. Për pasojë, Devolli ka garanci maksimale për të marrë tre pikët në tavolinë.


Organet kompetente disiplinore do të shqyrtojnë dokumentacionin dhe mund të vendosin masa përkatëse, duke garantuar zbatimin e rregullores dhe drejtësinë sportive.

"KORCA BOOM"


bottom of page