Hetimi ndaj ish-zëvendës-kryeministrit Ahmetaj për inceneratorin e Elbasanit përfundon, të përfshirë edhe bashkëjetuesja, ish-bashkëshortja dhe disa biznesmenë
- 8 hours ago
- 1 min read
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për ish-zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me fraksionin e inceneratorit të Elbasanit.
Përmes avokatit të tij, SPAK i ka komunikuar Ahmetajt tre akuza: “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje dhe mosdeklarim pasurie”.
Mbyllja e hetimeve iu komunikua edhe bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, ish-bashkëshortes Albina Mançka, si dhe shtetasve Andi Boni, Geirjan Kuka, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Sonila Meqemeja, Elidon Begaj dhe Elda Dinaj.
Kjo dosje u nda si një fraksion i veçantë nga procedimi mëmë i inceneratorit të Elbasanit, ndërsa personat e përfshirë akuzohen për një sërë veprash penale. Hetimi u drejtua nga tre prokurorët e posaçëm: Altin Dumani, Enkeleda Millonai dhe Bledar Maksuti.
Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK prej korrikut 2023, ndërkohë që organi i akuzës ka vendosur sekuestro të disa pronave në emër të tij dhe të familjarëve të tij.
Paralelisht, ish-zëvendës-kryeministri po gjykohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për veprën penale “shpërdorim detyre” në dosjen e njohur si “Buka sha”.
"KORCA BOOM"
















