Historia e errët e një legjende shqiptare: Sandër Prosi dhe Nexhmije Pagarusha
- Mar 11
- 1 min read
Vetëvrasja e aktorit të madh shqiptar, Sandër Prosi, mbetet një nga ngjarjet më misterioze të periudhës së komunizmit. Sipas gazetarit Milaim Zeka, akti i vetëflijimit lidhet me artistes Nexhmije Pagarusha.
Zeka deklaroi se kishte parë dosjen e Ish-Sigurimit të Shtetit për Sandër Prosin, ku thuhet se akti u krye në Durrës pas një takimi me këngëtaren:
“Nexhmije Pagarusha ka qenë një nga gratë më të bukura që e ka dashur me shpirt Sandër Prosin. Ata u takuan dhe sipas burimeve të mia, jo thashethemeve, Sandër Prosi kreu vetëvrasje për shkakun e të madhes Nexhmije Pagarusha. Ai e kreu aktin në hotel Vollga.
Ka ekzistuar një lidhje shumë e madhe miqësore dhe artistike mes tyre, kjo është e dokumentuar”, tha Zeka.
Sipas versionit zyrtar, Sandër Prosi u vetëvra më 25 shkurt 1985 në Prizren, gjatë xhirimeve të filmit “Pranverë e hidhur”. Ai u hodh nga dritarja e katit të dytë të hotelit ku ishte i akomoduar dhe gjeti vdekjen.
Megjithatë, prej vitesh kanë qarkulluar dyshime dhe polemika mbi aktin e tij. Një pjesë e njerëzve që e njihnin e përshkruajnë aktorin si të lodhur psikologjikisht, me pagjumësi dhe ankth, tepër të ndjeshëm, perfeksionist dhe me pakënaqësi profesionale.
Lidhja mes Sandër Prosit dhe Nexhmije Pagarushës ka qenë kryesisht artistike dhe miqësore, por rreth saj kanë qarkulluar edhe thashetheme për një afeksion më të thellë, të cilat nuk janë konfirmuar kurrë zyrtarisht. Kur është pyetur për të, Pagarusha ka folur me respekt të madh, por ka shmangur komentet personale.
"KORCA BOOM"
















