top of page

HOROSKOPI/ E martë me turbullira! Ja cilat shenja duhet të ruajnë financat dhe marrëdhëniet

5 hours ago
2 min read

Dashi


Ju pret një ditë mjaft e qetë nëse jeni në një marrëdhënie. Do të ndiheni mirë pranë partnerit dhe do të zgjidhni me maturi disa mosmarrëveshje të vjetra. Beqarët do të jenë në humor të shkëlqyer pas disa takimeve interesante, ndërsa financat do të jenë të qëndrueshme dhe me begati.


Demi


Pasioni dhe emocionet e fuqishme do të mbizotërojnë gjatë gjithë ditës në çift. Shfrytëzoni çdo sekondë me partnerin. Beqarët duhet të tregohen pak më të kujdesshëm me hapat që hedhin.


Binjakët


Komunikimi do të jetë pika juaj më e fortë. Takimet ose kontaktet e reja do t'ju sjellin informacione me vlerë për planet tuaja. Në dashuri mund të merrni një surprizë të këndshme që do t'ju ngrejë humorin.


Gaforrja


Do të ndieni nevojën për qetësi dhe siguri emocionale. Çështjet e familjes kërkojnë vëmendje, por një bisedë e ngrohtë do të rikthejë harmoninë në çift. Në punë, mos lejoni që pasiguritë t'ju pengojnë të shprehni idetë tuaja.


Luani


Ambicia juaj është në kulm dhe do të gjeni mbështetje për projektet tuaja. Në dashuri, partneri mund t'ju kërkojë më shumë përkushtim, ndërsa beqarët mund të përjetojnë një njohje mjaft interesante.


Virgjëresha


Dita është ideale për të organizuar punët e mbetura pezull dhe për të vendosur prioritete. Kujdes me financat, shmangni shpenzimet e nxituara. Në dashuri, tregohuni më pak kritikë dhe shfaqni më shumë mirëkuptim.


Peshorja


Dita e sotme do të jetë e veçantë për të dashuruarit; shumë gjëra do të marrin një tjetër kuptim dhe kënaqësitë do të jenë të mëdha. Beqarët do të jenë striktë dhe do të refuzojnë disa ftesa. Në financa, tregohuni largpamës.


Akrepi


Diskutoni hapur dhe me qetësi me partnerin për të gjitha problemet e fundit. Beqarët do të kenë takime, por ato mund të rezultojnë thjesht dashuri kalimtare. Planetët ju favorizojnë në financa duke stabilizuar situatën.


Shigjetari


Përqendrohuni te gjërat që ju bëjnë vërtet të lumtur dhe zgjeroni rrethin tuaj shoqëror. Do të merrni informacione me vlerë që do t'ju ndihmojnë në vendimet tuaja financiare në vazhdim.


Bricjapi


Karriera juaj merr përparësi sot. Ndikimet planetare janë pozitive për avancimin tuaj profesional, por analizojini mirë situatat përpara se të hidhni hapa të rëndësishëm.


Ujori


Yjet sjellin një ditë të favorshme për të ndryshuar këndvështrim ndaj problemeve që ju kanë stresuar së fundmi. Në dashuri, duhet të jeni më të qartë për atë që kërkoni nga marrëdhënia juaj.


Peshqit


Merrni kohën tuaj për t'u çlodhur dhe për t'u kujdesur për shëndetin. Nëse nuk jeni në një lidhje, do të ndjeni mbështetjen e madhe të njerëzve që ju rrethojnë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page