top of page

HT/ Mbyllet pjesa e parë Skënderbeu-Burreli. Ja çfarë ka ndodhur në 45 minutat e para

  • Aug 23, 2025
  • 2 min read

Skënderbeu-Burreli 1-0

Shënues: Nasr 12’ (p)


Skënderbeu: Alia, Vaskuez, Tayo, Ukici, Nasr, Dumfor, Estrela, Vangjeli, Janaqi, Abubakar, Shaqe. Trajner: Ernest Gjoka


Burreli: Dani, Bianko, Dedgjonaj, Rrapi, Arango, Mëllugja, Hoti, Fetaj, Arnold, Mensah, Idanez. Trajner: Samuel Nikaj


Gjyqtarë: Florjan Lata, Erind Burgu, Redi Zaimi


Kartonë të verdhë: Estrela, Ukici

 

Skënderbeu dhe Burreli kanë startuar ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025-2026, ndërkohë që skuadrat kanë filluar takimin me shpejtësi, ku Burreli më shumë mbrohet dhe Skënderbeu sulmon.


Rasti i parë që në sekondat e para u përket bardhekuqve, teksa Nasr për pak sa nuk befason dhe pas këtij momenti është Skënderbeu që zbret sërish në dy momente të tjera.  


Duhet të vinte minuta e 12-të që Skënderbeu të zhbllokonte rezultatin. Ukici fiton penallti për bardhekuqtë dhe është Nasr që nga pika e bardhë gjuan saktë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në radhët e bardhekuqve, teksa vjen goli i parë i sezonit.


Pas golit duket se Burreli shikon më shumë në portën e Skënderbeut, por pa rrezikuar seriozisht, ndërkohë që Skënderbeu provon disa herë kundërsulmin, por për minuta me radhë nuk ka raste në portat respektive.


Skënderbeu shpërdoron një rast në minutën e 36-të, ku asnjë nga futbollistët nuk arrin ta dërgojë topin në kuadratin e mbrojtur nga portieri burrelas Dani.


Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Skënderbeun, me pak raste që pas shënimit të golit të avantazhit të Skënderbeut.

 

Minutat dhe rastet e pjesës së parë


2’ – Ndeshja ka nisur mirë për Skënderbeun, ndërkohë që është Saleh Nasr që sjell rrezikun e parë në portën e Burrelit, por topi përfundon jashtë kuadratit.


12’ – Skënderbeu fiton 11-metërsh në këto momente pas një përplasjeje në zonën e 16 metrave të Burrelit. Është Saleh Nasr që gjuan saktë nga pika e bardhë duke kaluar Skënderbeun në avantazh, 1-0.

“KORÇA BOOM”


bottom of page