HT Vllaznia - Skënderbeu/ Mbyllet pjesa e parë. Ja çfarë ka ndodhur në "Loro Boriçi"
- 23 minutes ago
- 2 min read
Vllaznia - Skënderbeu 0-0
VLLAZNIA: Jukaj, Dumfour, Celikovic, Pusi, Uldedaj, Qato, Dros, Kobiljar, Musta, Murataj, Balaj. Trajner: Edi Martini.
SKËNDERBEU: Alia, Vangjeli, Nasto, Shaqe, Grazhdani, Abubakar, Janaqi, Musa, Ndiaje, Bismark, Nasr. Trajner: Juljan Ahmataj.
Shkodranët konfirmohen sërish si një nga ekipet pretendente për titullin kampion dhe për një vend në kompeticionet europiane në sezonet e ardhshme, pavarësisht ndryshimeve të shumta në organikë gjatë merkatos së verës.
Në krahun tjetër, korçarët e nisin sezonin me synimin për të siguruar mbijetesën, por përballen me vështirësi të mëdha. Për shkak të bllokimit të merkatos nga FIFA, klubi nuk ka mundur të regjistrojë afrimet e reja dhe në ndeshjen e parë do të mbështetet kryesisht te futbollistët e rinj.
Rastet dhe minutat e pjesës së parë
1’ Shkelmohet topi i parë në “Loro Boriçi”.
4’ Uldedaj provon nga e djathta e sulmit, gjuajtja e tij ndalet nga Alia.
7’ Drithërima në portën shkodrane pas një inkursioni të Nasr nga e majta, me gjuajtjen e egjiptianit që nuk kontrollohet nga Avram e thuajse shkon në portë para se të ndërhyjë Dumfur i cili ndal sferën.
9’ Balaj hyn në zonë, por Alia del para tij dhe e detyron sulmuesin të shkojë në krah ku bëhet i parrezikshëm me tentativën e tij.
13’ Tjetër rast i artë për Skënderbeun, pas një harkimi nga e djathta që gjen Nasr. Ai gjuan drejt portës por gjen përgjigjen e Avram.
21’ Shkodranët mundohen të krijojnë, por pa sukses, ndërsa Skënderbeu krijon panik me çdo kundërsulm.
24’ Nasr del në krahun e majtë dhe gjuan, pa gjetur portën e vendasve.
25’ Musta harkon në qendër, Balaj gjuan me kokë por gjen përgjigjen e portierit Alia.
32’ Vllaznia duket më në kontroll të lojës në këto minuta, por pa arritur që të krijojë shumë rrezikshmëri para Aliajt.
37’ Dumfur provon nga distanca, sfera nuk gjen katërkëndorin e portës së ish-skuadrës së tij.
45’+2’ Aksion i rrezikshëm i Skënderbeut me një top nga e majta që gjen Nasr, por sulmuesi përsëri ndalet nga portieri.
“KORÇA BOOM”
















