top of page

Humb kontrollin e mjetit, automjeti përfundon në kanal

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës.


Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e automjetit për arsye ende të paqarta, duke bërë që makina të përfundojë në kanal. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjet kanë shpëtuar pa lëndime serioze, duke shmangur një tragjedi më të rëndë.


Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.


Ndërkohë, mjeti është nxjerrë nga përroi i Zaranikës, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page