top of page

Humbi jetën në moshën 41-vjeçare, bashkëshortja e Gjergji Menës prek me dedikimin rrëqethës për aktorin

9 hours ago
1 min read

Humbja e regjisorit dhe aktorit Gjergj Mena, i cili u nda nga jeta në moshën 41-vjeçare, ka lënë pas dhimbjen e madhe tek njerëzit e afërt. Bashkëshortja e tij, aktorja Algiona Aga ka zgjedhur t'i kushtojë një dedikim të ndjerë partnerit të jetës, duke treguar përmes fjalëve të saj lidhjen e fortë që i bashkonte dhe boshllëkun që ka lënë largimi i tij.


Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Algiona i drejtohet të shoqit me fjalë dashurie dhe mirënjohjeje, duke e përshkruar si bashkëshortin, mikun, vëllain dhe familjen e saj.


“Ku t’i gjej fjalët për ty, Gjergji im… shoku im… miku im… vëllai im… njeriu im… familja ime… shpatulla ime.


Mirënjohëse përjetë që të pata në jetën time. Do t’i lutem Zotit që shpirtrat tanë të takohen sërish, Gjergji im… Të dua përtej jetës”, shkruan ajo në këtë ditë zie.

“KORÇA BOOM”


bottom of page