top of page

Humbën jetën në aksidentin tragjik, publikohen fotot dhe emrat e dy shqiptarëve

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Dy shqiptarë humbën jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqi.


Ndërkohë, janë publikuar fotot e viktimave, të identifikuara si Edison Xhaka, 28 vjeç, nga Elbasani, dhe Aleksandër Toçila, 34 vjeç, nga Gramshi. Të dy jetonin dhe punonin prej vitesh në zonën e Kissamosit.


Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Kissamos–Hania, pranë zonës së Kolimbarit. Sipas informacioneve paraprake, dy të rinjtë po udhëtonin me motoçikletë kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar nga autoritetet, humbën kontrollin e mjetit dhe u përplasën me barrierat anësore të rrugës. Përplasja rezultoi fatale, duke u marrë jetën në vend.


Lajmi ka tronditur familjarët, miqtë dhe komunitetin shqiptar në Kretë. Të afërmit dhe bashkëqytetarët i përshkruajnë Edison Xhakën dhe Aleksandër Toçilën si djem punëtorë, të respektuar dhe me plane për të ardhmen, të cilat u ndërprenë tragjikisht nga aksidenti.


Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page