top of page

I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas shtatzënë, Shpëtim Çeliku ndërron jetë në Burg

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë ka ndërruar jetë.


Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas me foshnjën në bark.


Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 9 dhjetor të vitit 2012 në Orikum, ku gruaja u gjet e pajetë në një shtëpi të braktisur.


Vdekja e të dënuarit ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.


Njoftimi:


Shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator.


Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012. Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.


Nga ana jonë janë duke u zbatuar procedurat me njoftimin e Prokurorisë, SHKBSB, Komisariatit të Policisë dhe familjarëve./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page