top of page

"I gjithë territori i rrezikuar", paralajmëron meteorologia: Të premten priten stuhi të forta. Korça e rrezikuar!

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Vendi ynë pritet të përballet me stuhi afatshkurtra, por me intensitet të lartë gjatë ditës së premte.


Meteorologia Tanja Porja tha se fenomenet atmosferike mund të prekin pothuajse të gjithë territorin e vendit. Sipas saj, stuhitë do të krijohen nga celula atmosferike, të cilat zhvillohen mbi zona të caktuara dhe prodhojnë aty aktivitetin më intensiv.


"Ditën e premte kemi stuhi afatshkurtra thuajse në gjithë territorin shqiptar. Askush s'mund ta përcaktojë saktësisht, sepse janë celula që shkëputen, vendosen mbi një lokalitet dhe aty prodhojnë maksimumin e aktivitetit të tyre", u shpreh Porja për "A2 CNN".


Meteorologia theksoi se i gjithë territori i Shqipërisë mbetet i ekspozuar, por rreziku më i lartë parashikohet në zonat qendrore dhe juglindore të vendit.


"Me një njollë rozë rezultojnë zonat qendrore dhe Lindja, Juglindja, Fushë-Krujë, Tirana, Durrësi, Elbasani, një pjesë e Librazhdit, Pogradeci, Korça, Erseka, Devolli. Mund të fusim edhe Përmetin dhe Gjirokastrën. I gjithë territori është i rrezikuar", deklaroi ajo.


Porja sqaroi se, megjithëse stuhitë do të zgjasin pak, ato mund të jenë shumë intensive.


"Fatmirësisht janë stuhi afatshkurtra, ku në 20-40 minuta prodhojnë sasi të jashtëzakonshme reshjesh dhe shpejtësi mjaft të larta të erës", përfundoi meteorologia.

“KORÇA BOOM”


bottom of page