top of page

I nxehti “pushton” Europën, mbi 40 gradë në Greqi, Turqi e Portugali

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 28
  • 1 min read

Vala e të nxehtit ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës, me temperatura që kanë kaluar 40 gradë Celsius në disa vende.


Në Greqi, termometri në Athinë arriti deri në 41 gradë, duke shtyrë qytetarët drejt plazheve për t’u freskuar. Në Turqi, temperaturat e larta janë shoqëruar me shpërthime zjarresh në qytetet Izmir, Bursa, Sakarya dhe Adana. Në këtë të fundit, një avion cisternë u rrëzua teksa po përpiqej të merrte ujë nga një digë.


Ndërkohë, edhe Portugalia dhe Spanja po përballen me temperatura ekstreme. Në disa zona të Portugalisë, pritet që termometri të arrijë deri në 44 gradë.


Autoritetet kanë dhënë alarmin për rrezik nga zjarret për shkak të thatësirës dhe erërave të forta. Shërbimi meteorologjik portugez ka dhënë paralajmërim të verdhë për pjesën më të madhe të vendit dhe portokalli për zonat e brendshme. Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fundjavë, kur temperaturat pritet të bien gradualisht.


“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page