Telefonata që ngriti Policinë në këmbë: Kam vr*arë gruan… por e vërteta ishte ndryshe
- 7 hours ago
- 1 min read
Një telefonatë alarmante ka mbërritur rreth orës 14:30 në Sallën Operative të DVP Fier, ku shtetasi S. T., 68 vjeç, banues në fshatin Dukas, ka deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. T., 64 vjeçe.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes dhe kanë kontaktuar me telefonuesin për të verifikuar situatën.
Nga verifikimet e kryera në banesë rezultoi se ngjarja nuk ishte e vërtetë. Shtetasja Sh. T. u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u konstatua se 68-vjeçari kishte bërë një kallëzim të rremë, dyshohet në gjendje të dehur.
Policia ka shoqëruar shtetasin S. T. në ambientet e komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
“KORÇA BOOM”
















