I paraburgosuri për v*asje familjare v*es pas një tentative ve*ëvrasjeje
- Korca Boom
- 23 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në IEVP Shkodër më 28 tetor 2025, ku i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit.
Punonjësit e institucionit e nxorrën me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i dha ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve, Saporito nuk arriti të mbijetojë.
Brendon Ronald Saporito, i lindur më 22 prill 1968, i biri i Joseph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe ishte sjellë në institucion më 4 maj 2025.
"KORCA BOOM"



















