top of page

I vuri f*akën tregut dhe u arratis drejt Durrësit, policia arreston 48-vjeçarin

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Policia ka vënë në pranga personin e dyshuar për zjarrvënien në tregun e fruta-perimeve në Lushnjë, ngjarje që shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe alarm në qytet.


Në pranga ka rënë 48-vjeçari Klodian Çina, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pas hetimeve të nisura nga autoritetet.


Sipas policisë, nga veprimet hetimore ka rezultuar se i dyshuari në orët e para të mëngjesit të datës 19 maj 2026 dyshohet se i ka vënë zjarrin tregut të fruta-perimeve në lagjen “Xhevdet Nepravishta” në Lushnjë. Pas ngjarjes, ai është larguar drejt Durrësit me qëllim fshehjen nga policia.


Pas lokalizimit të tij, uniformat blu organizuan operacionin për kapjen e 48-vjeçarit, i cili tashmë do të përballet me akuzat për zjarrvënie të qëllimshme dhe dëmtim të pronës.


Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në përfshirjen nga flakët të tregut.

“KORÇA BOOM”


bottom of page