top of page

Iliri surprizohet në shtëpinë e BBV, telefonohet nga bashkëshortja: Na ke lënë pa gjumë

  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Banori i BBVA Ilir Vrenozin ka marrë një surprizë natën e sotme ku i është dhënë mundësia të flasë në telefon me bashkëshorten e tij, Gentën.


Gjatë rrëfimit të tij, Ilrii ka treguar sakrificat që ka pasur me bashkëshorten, ku mblesëria u kthye në një dashuri. Më pas banori i BBV tregoi se nuk e tradhtuar kurrë partneren e tij dhe se ka një dashuri të pakufi për të.


Pas një sfide të vogël ku iu desh të gjende se në cilën pjesë të shtëpisë ishte telefonin ku e priste bashkëshortja në linjë, Vrenozi arriti të fliste me të.


Biseda;


Iliri: Alo, alo


Genta: Ilir i dashur të përshëndetës


Iliri: Hë mor bir i nënës


Genta: Dukesh shumë bukur


Iliri: Ku je, mos je këtu


Genta: Në shtëpi jam, për kokën tënde. Si po ndihesh


Iliri: Aman


Genta: E di që e ke të vështirë, ne jemi mirë, fëmijët janë mirë


Iliri: Kaq dua


Genta: Ka vetëm një problme, na ke lënë pa gjumë të ndjekim çdo çast. Unë jam e lumtur që ti je aty.


Iliri: Mos më thuaj Ilir se më duket si zë ndryshe. Ajo më thërret Lili, jo Ilir.


Genta: Jemi në kushte të pazakonta.


Iliri: Ta hënksha zërin, të përqafojë. Një vit të mbarë të keni, është viti i parë që nuk jemi bashkë.


Genta: Je dielli i jetës sonë, të duam shumë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page