top of page

Kapet i tmerrshëmi: Kamerë e fshehur zbulohet në tualetin e grave, arrestohet shtetasi 53-vjeçar

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Oficerët e policisë nga Departamenti i Mbrojtjes së të Miturve kanë arrestuar një shtetas grek 53-vjeçar për akte të rënda kundër privatësisë dhe ligjit. Ai ishte kapur duke mbajtur në zotërim një sasi të madhe pamjesh filmike, të regjistruara nga një kamera e fshehur në tualetin e grave të një dyqani.


Pas kontrollit në banesën e tij, policia gjeti materiale pornografike me fëmijë dhe një pistoletë xhepi të kalibrit 22. Për këtë, ndaj tij është ngritur padi për pornografi me fëmijë, regjistrim të paligjshëm të akteve private dhe shkelje të ligjit për armët.


Autoritetet njoftuan se hetimet janë duke vazhduar, ndërsa shtetasi grek është në pritje të masave ligjore për akuzat e rënda që rëndojnë mbi të. Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe rikthen shqetësime për sigurinë dhe mbrojtjen e privatësisë në hapësirat publike.

"KORCA BOOM"


bottom of page