top of page

Përleshje mes të rinjve një adoleshent dërgohet në spital

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Sinan Ballati” të qytetit të Delvinës rreth orës 13:30. Dy adoleshentë, një 15-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë përfshirë në një konflikt fizik.


Si pasojë e përplasjes, njëri prej të rinjve ka pësuar lëndime nga një mjet prerës dhe është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


I mituri tjetër është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale nga autoritetet.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit dhe masat e mëtejshme për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.

"KORCA BOOM"


bottom of page