Infermieri i spitalit të infektivit ndahet papritur nga jeta
- 15 minutes ago
- 1 min read
Është ndarë papritur nga jeta Erald Samarxhi, infermieri i spitalit të infektivit në QSUT.
Eraldi, 39 vjeç, ishte një infermier i përkushtuar, i njohur për profesionalizmin dhe dedikimin e tij, sidomos gjatë periudhës pandemike. Ikja e tij ka lënë një boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin.
Lajmi i trishtë u bë publik nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku e cilësojnë Eraldin si një djalë shembullor, të dashur dhe të përkushtuar ndaj pacientëve dhe punës së tij.
Në njoftimin e Shoqatës shkruhet:
"Një lajm i dhimbshëm vjen nga radhët e infermierëve. Sot ndahet nga jeta kolegu ynë, Infermieri Erald Samarxhi, në moshën 39 vjeçare. Prej shumë vitesh në spitalin e infektivit QSUT, një djalë shembullor dhe i dashur, i përkushtuar ndaj punës dhe pacientëve. Sot la një boshllëk të madh tek familja, kolegët dhe të gjithë ata që e njihnin."
"KORCA BOOM"













