top of page

Irani parlajmëron sërish Evropën: Nëse përfshiheni, do të jeni objekt legjitim për hakmarrje

  • 48 minutes ago
  • 1 min read

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-Ravanchi, tha në një intervistë me ‘France24’, se Teherani “i ka informuar tashmë evropianët dhe të gjithë të tjerët, se duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos përfshihen në këtë luftë agresioni kundër Iranit”.


Ai shtoi se do jetë “objektiv legjitim për çdo vend të përfshirë”. Ravanchi paralajmëroi hapur gjatë intervistës së tij:


“Nëse ndonjë vend merr pjesë në agresionin e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, ai do të jetë gjithashtu një objektiv legjitim për hakmarrje nga Irani”.


Sulmet e nisura të shtunën e kaluar nga SHBA-Izrael goditën Iranin, duke shkaktuar shumë dëme në industrinë ushtarake, institucione strategjike, por edhe viktima në zyrtarë të lartë, përfshi edhe liderin suprem, Ali Khamenei, disa familjarë të tij dhe drejtues institucionesh dhe ushtrie.

“KORÇA BOOM”


bottom of page