top of page

Irani vendos kusht ndaj SHBA: Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet nëse nuk hiqet bllokada amerikane!

  • 1 day ago
  • 1 min read

Kreu i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, paralajmëroi se vendi i tij mund të ndërmarrë masa drastike ndaj një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë, nëse vazhdon presioni amerikan mbi portet iraniane.


Në një reagim të publikuar në platformën X, Ghalibaf deklaroi se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit mbetet një opsion në rast se Shtetet e Bashkuara nuk heqin bllokadën ndaj Iranit.


Sipas tij, kjo situatë mund të ndikojë drejtpërdrejt në qarkullimin ndërkombëtar të anijeve në rajon. Ai akuzoi gjithashtu presidentin amerikan Donald Trump për deklarata të pavërteta, duke theksuar se retorika e tij nuk ka sjellë rezultate as në konflikt dhe as në negociata.


“Presidenti i SHBA bëri shtatë pretendime brenda një ore dhe të shtatë ishin të rreme. Me këto gënjeshtra nuk fituan luftën dhe sigurisht nuk do të arrijnë asgjë në negociata”, u shpreh ai.


Duke folur për rëndësinë strategjike të Ngushticës së Hormuzit, zyrtari iranian paralajmëroi se çdo vazhdim i bllokadës mund të çojë në kufizime të reja për kalimin e anijeve, duke shtuar se kjo rrugë mund të funksionojë vetëm sipas kushteve të vendosura nga Irani.


“Me vazhdimin e bllokadës, Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet e hapur”, paralajmëroi ai, duke shtuar se kalimi mund të lejohet vetëm përmes një korridori të përcaktuar dhe me miratimin e autoriteteve iraniane.


Ghalibaf theksoi gjithashtu se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen përmes deklaratave në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se tensionet mes dy vendeve mbeten të larta./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page