top of page

Irena Mihal Ballkameni, një sportiste ikonë me një prejardhje patriotësh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 25
  • 2 min read

Irena Mihal Ballkameni ka lindur në Korçë, në gjirin e një familjeje me tradita patriotike. Ajo është bija e patriotit Mihal Ballkameni dhe mbesa e luftëtarit kombëtar Spiro Ballkameni – patriot dhe bashkëluftëtar i Themistokli Gërmenjit. Mihali ishte njëherësh edhe gazetar i shquar në shtypin korçar, anëtar në Kongresin e Lushnjës dhe nën-drejtor i Liceut Francez Kombëtar të Korçës. Ishte gjithashtu anëtar në qeverinë e Fan Nolit. Ka punuar edhe në Durrës e Pogradec, ku ngriti shkolla shqipe. Një rrugë në Pogradec mban emrin e tij: Mihal Ballkameni.


Nëna e Irenës, Marjanthi Progri Ballkameni, ishte një nxënëse e shkëlqyer në shkollën qytetëse të Korçës dhe më pas mësuese në fshatrat e jugut.Pas vitit 1944 punoi edhe tre vjet në arsim (gjithsej 17 vjet), por nuk mori kurrë pension.



Irena lindi në këtë familje mes librave, dokumenteve dhe dashurisë për kombin shqiptar. U mëkua gjithashtu me dashuri për sportin. Ishte më e vogla e familjes.Irena dhe krejt familja Ballkameni vuajtën pasojat e dënimit të babait të saj, i cili u dënua me burgim të përjetshëm dhe u vra në burgun e Burrelit.


Ai u vra sepse më 28 nëntor ngriti flamurin shqiptar dhe këndoi këngë patriotike korçare.

Irena Ballkameni, me kurajë, vazhdoi jetën sportive në volejboll dhe basketboll. U aktivizua edhe me kombëtaren e vajzave, por nuk u lejua të luante jashtë shtetit (në Moskë). "Gjithë jetën kam përjetuar dashurinë e nënës dhe të vëllezërve", – thoshte Irena.Vëllai Pirua ishte futbollist me ekipin e të rinjve dhe Ptolemi, basketbollist.


"E kam filluar sportin në moshën 14-vjeçare" – më thoshte Irena – "me trajnere Anthi Mele e më pas me Ilia George".


Skuadra jonë e vajzave të Korçës zuri vendin e parë në volejboll dhe basketboll.U bëmë tre herë kampione të Republikës dhe fituam edhe Kupat – më thoshte Irena.

Kur më hoqën nga arsimi, punova në leshpunuese deri sa dola në pension.



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page