E RËNDË/ Babai godet dy herë me th*kë djalin 12-vjeçar dhe më pas tenton të vr*së veten
- 1 hour ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një djalë 12-vjeçar u qëllua dy herë me thikë në gjoks në shtëpinë e tij në Napoli nga babai i tij.
Siç bëjnë me dije mediat, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një grindje në familje, me tehun e thikës që depërtoi në mushkëritë e të miturit.
Pasi e kishte goditur të birin me thikë, burri më pas u përpoq t’i merrte jetën vetes duke e qëlluar veten në fyt dhe në fytyrë me thikë.
Nëna e 12-vjeçarit thuhet se është plagosur gjithashtu në dorë.
Babai dhe djali u shtruan në Spitalin Veçhio Pellegrini në gjendje kritike./ Lajmi fundit
“KORÇA BOOM”
















