“Mësuesi që la gjurmë në zemrat e nxënësve dhe në historinë e Skënderbeu Korçë”
- 3 days ago
- 1 min read
Sot, në 90-vjetorin e lindjes, përkujtojmë me respekt dhe mirënjohje mësuesin dhe sportistin e njohur korçar, Zhani (Jani) Pilika.
Zhani Pilika lindi më 11 maj 1936, në një familje qytetare korçare. Në vitet e pasluftës u angazhua gjerësisht në jetën artistike, kulturore dhe sportive të Korçës, duke lënë gjurmë të veçanta në shumë prej aktiviteteve të kohës.
Ai ishte pjesëtar i grupit të valleve pranë Pallati i Kulturës i Korçës, ku mori pjesë në shumë veprimtari artistike, si edhe në operetën Agimi. Krahas pasionit për artin, spikati edhe në sport si futbollist i Skënderbeu Korçë gjatë viteve 1957–1966.
Njëkohësisht ushtroi profesionin e mësuesit pranë Shkolla e Muzikës “Tefta Tashko Koço”, ku edukoi dhe formoi dhjetëra breza nxënësish në lëndën e matematikës. Për shumë prej nesh ai mbetet jo vetëm një figurë e respektuar e qytetit, por edhe një mësues i paharruar.
Kam pasur fatin ta kem mësues në shkollën 8-vjeçare dhe kujtimi për përkushtimin, korrektësinë dhe njerëzillëkun e tij mbetet ende i gjallë.
Vitet e fundit të jetës i kaloi së bashku me familjen e tij në Boston, ku edhe u nda nga jeta në vitin 2017.
I paharruar kujtimi dhe kontributi i tij në arsim, sport dhe jetën qytetare të Korçës.
“KORÇA BOOM”
















