top of page

Ish-deputeti i PS-së i shpëton jetën punonjësit 58-vjeçar, ja çfarë ndodhi

20 hours ago
1 min read

Një reagim i shpejtë në momentin e duhur i ka shpëtuar jetën një punonjësi 58-vjeçar, i cili pësoi infarkt në vendin e punës. Në momentet kritike, ndërhyrja e administratorit të shoqërisë shtetërore “Illyrian Guard”, Florenc Spaho, rezultoi vendimtare.


Punonjësi me inicialet B.M. pësoi infarkt të miokardit dhe ndodhej në rrezik serioz për jetën. Kolegët e tij njoftuan ambulancën, por të shqetësuar nga situata, nuk dinin si të vepronin deri në mbërritjen e ndihmës mjekësore.


Pasi u informua për ngjarjen, Florenc Spaho, i cili është mjek me profesion dhe ish-deputet i Partisë Socialiste, ndërhyri menjëherë duke i kryer punonjësit masazh kardiak.

Njohuritë dhe përgatitja e tij profesionale u bënë vendimtare në ato momente kritike. Falë ndërhyrjes së shpejtë, punonjësi arriti të rikthehej në jetë.


Ambulanca mbërriti pak më vonë, ndërsa vonesa, sipas raportimit, lidhej me trafikun e rënduar dhe reshjet e shiut. Pas marrjes së ndihmës së parë, 58-vjeçari u transportua drejt spitalit për të marrë trajtim të specializuar.


Ngjarja tregon edhe një herë rëndësinë e njohurive për ndihmën e parë dhe të reagimit të menjëhershëm në situata emergjente, kur çdo sekondë mund të jetë vendimtare për shpëtimin e një jete.

“KORÇA BOOM”


bottom of page