top of page

Përplasje e fortë mes dy makinave, dy persona përfundojnë me urgjencë në spital

17 hours ago
1 min read

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë dy automjete.


Përplasja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në zonën e Fratarit. Si pasojë e goditjes, të dy drejtuesit e mjeteve kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të përplasjes. Ndërkohë, po merren masa edhe për menaxhimin e qarkullimit rrugor.


Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë mund të kenë ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page