top of page

Ish-futbollisti i Kombëtares arrestohet në Francë, dyshohet për përfshirje në shpërndarjen e k*kainës

Sep 4
1 min read

Një emër i njohur i futbollit shqiptar është përfshirë në një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv dhe medieve.


Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Olgerd Muka, ka përfunduar në prangat e policisë franceze, pasi dyshohet se ishte përfshirë në shpërndarjen e kokainës.


Sipas mediave franceze, Muka është ndaluar në qytetin e Dizhonit, ku autoritetet franceze e kishin mbajtur nën vëzhgim për më shumë se 10 ditë, përpara ndërhyrjes së tyre.


Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe interes të veçantë për shkak të së kaluarës së tij në futbollin shqiptar dhe përfshirjes së tij në nivele të larta të këtij sporti.


Detaje të tjera rreth hetimit dhe rolit që dyshohet se ka pasur ish-futbollisti pritet të bëhen të ditura nga autoritetet franceze në vijim.


“KORÇA BOOM”


bottom of page