top of page

Ish-kapitenia Elena Bego: “Faleminderit, Skënderbe, për çdo lot dhe gëzim”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Mbase është shumë e vështirë të shpjegoj me fjalë ndjesinë që po largohem nga ti, pas kaq shumë vitesh që kemi kaluar bashkë. Vite të bukura, momente të vështira, shpeshherë edhe mjaft trishtuese, por asnjëherë nuk të lashë në baltë.


Që nga fillimi i këtij projekti madhështor, për mua ishte nder dhe privilegj të isha pjesë si lojtare dhe kapitene në rikthimin e suksesit.


Dhjetë trofe dhe shumë medalje – çdo moment kuq e bardhë për mua kishte emocione të papërshkrueshme. Do të kesh gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time dhe në jetën time.


Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të bukur: stafit drejtues, trajnerëve me të cilët kemi punuar bashkë, punëtorëve të pallatit që ishin me ne në çdo stërvitje.


Faleminderit ju, shoqe të skuadrës, që çdo vit e bëtë unike karrierën time.


Dhe faleminderit ju, tifozët më të mirë, që në çdo moment besuat tek unë, te Skënderbeu dhe tek suksesi ynë.


Do të më mungoni shumë, të gjithë!

Me dashuri, E. Bego.

“KORÇA BOOM”


bottom of page